Ukraina: Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale
Ushtria e Ukrainës ka pohuar se Rusia gjatë natës lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë gjatë luftës, raporton The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se nisja ndodhi nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse, një zonë në juglindje të Vologogradit, e cila kufizohet me Detin Kaspik.
Ukraina tha se sulmet gjatë natës nga Rusia kishin në shënjestër “ndërmarrjet dhe infrastrukturën kritike në qytetin qendror-lindor të Dnipros”.
Forcat ajrore nuk dhanë detaje për ndonjë viktimë apo dëmtim. Ushtria e Ukrainës tha se gjashtë raketa Kh-101 u rrëzuan. Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Raketat balistike ndërkontinentale kanë një distancë prej mijëra kilometrash dhe mund të mbajnë ngarkesa konvencionale ose bërthamore.
(Kosova Sot Online)