Haki Abazi i drejtohet pushtetit: Hajna, qiti 100 mijë euro

  • A.P /
  • 21 November 2024 - 12:14
Haki Abazi i drejtohet pushtetit: Hajna, qiti 100 mijë euro

Kuvendi i Kosovës sot u mblodh me një pikë të rendit të ditës: adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas përfundimit të fjalimit të saj, deputeti i pavarur Haki Abazi është dëgjuar duke iu drejtuar pozitës me thirrjet “hajna”.

“100 mijë euro hajna, hajna, hajna qiti 100 mijë euro paguaj fotografinë”, dëgjohet të thotë Abazi.

Ndërsa, deputeti i LDK-së Armend Zemaj dëgjohet teksa ia kthen: “ i ka honger daja”, duke aluduar në dhënien e grantit nga Ministria e Bujqësisë dajës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

(Kosova Sot Online)