Kurti: Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit.
Ai shton se potencialin që e kanë shqiptarët e Kosovës atje nuk duhet humbur, pasi sipas tij nuk mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk ka të punësuar një punëtor nga Kosova.
“Është e vështirë që në një kompani zvicerane të mos gjeni ndonjë kosovarë aty, si punëtorë apo edhe menaxherë e më lartë. Ky pra është një potencial që ne duhet ta përdorim shpejt”, tha Kurti.
“Zvicra është stacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit”, ka thënë kryeministri Kurti.
(Kosova Sot Online)