Në Kuvend shfaqet pankarta: Fitore Pacolli 200,000 euro, gratë e Krushës 0 euro

  • A.P /
  • 21 November 2024 - 13:19
Në Kuvend shfaqet pankarta: Fitore Pacolli 200,000 euro, gratë e Krushës 0 euro

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ngjitur një pankartë në foltoren e Kuvendit të Kosovës pak para nisjes së diskutimit për buxhetin 2025. Deputetja Kadriaj ka shkruar për grantet që kanë fituar vëllai dhe daja i deputetes Fitore Pacolli, derisa i është refuzuar aplikimi për grant i “Grave të Krushës”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Fitore Pacolli 200,000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, ka shkruar Kadriaj në letër, të cilën e ka ngjitur në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve emri i deputetes Fitore Pacolli ka qenë më i përfoluri në media dhe diskutim publik, pasi dy familjarët e saj, vëllai dhe daja, kanë përfituar dy grante nga ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

(Kosova Sot Online)