Zelensky thotë se po e hetojnë raketën e hedhura nga Rusia
Në një deklaratë në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pohoi se shpejtësia dhe lartësia e një rakete të lëshuar në Dnipro kishin treguar se ishte një raketë balistike ndërkontinentale, por tha se “ekzaminimet tani janë duke u zhvilluar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mesazhin, të postuar për të përkuar me përvjetorin e fillimit të protestave të Euromaidan më 21 nëntor në 2013, Zelenskyy e përshkroi Rusinë si “fqinjën e çmendur” të Ukrainës, shkruan The Guardian,.
“[Putini] është aq i frikësuar sa po përdor tashmë raketa të reja. Dhe ai po kërkon nëpër botë për vende të tjera për të gjetur armë: tashnë në Iran, taashmë në Korenë e Veriut”.
“Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si terren stërvitor. Është e qartë se Putini ka frikë kur ka thjesht një jetë normale rreth tij. Kur njerëzit thjesht kanë dinjitet. Kur vendi thjesht dëshiron të jetë dhe ka të drejtë të jetë i pavarur. Putini po bën gjithçka që mundet për të parandaluar që fqinji i tij t’i rrëshqasë nga duart. Dhe unë falënderoj të gjithë burrat ukrainas, të gjitha gratë ukrainase që mbrojnë Ukrainën nga kjo e keqe – me këmbëngulje, guxim, me vendosmëri. Në mënyrë të denjë. Kjo është një nga fjalët kryesore për Ukrainën – dinjiteti. Dhe kjo është një fjalë që ndoshta nuk do të thuhet kurrë për Rusinë”.
Raketa balistike kontinentale është një lloj rakete e cila mund të kalojë distanca shumë të gjata deri në mijëra kilometra. Kjo raketë përdoret kryesisht për të transportuar kokë bërthamore mbi distanca të gjata dhe është një nga armët kryesore strategjike të vendeve me armatim bërthamor.
(Kosova Sot Online)