Me 61 vota për u miratua buxheti për vitin 2025

  • A.P /
  • 22 November 2024 - 07:34
Me 61 vota për u miratua buxheti për vitin 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndryshe në seancën e sotëm ky projektligj u kundërshtua nga ana e opozitës duke kërkuar ndryshime në disa fusha.

Gjatë seancës plenare të mbajtur të enjten, opozita e ka akuzuar pushtetin për shkelje në buxhetin për vitin 2025, madje edhe kanë kërkuar që të mos vihet fare në votim.

Para votimit, tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar sallën.

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të jetë 3.6 miliardë euro, e për investime kapitale janë ndarë 930 milionë euro apo 71 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

(Kosova Sot Online)