Tahiri: Serbia në mënyrë djallëzore sulmoi Banjskën
Edita Tahiri e cila është ish-kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë, ish-zëvendës kryeministre e Kosovës dhe politikane veterane e Partisë Demokratike të Kosovës,ka folur për arsyet që shkaktuan sulmin në Banjskë dhe prapaskenat pas tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Serbia në mënyrë djallëzore sulmoi Banjskën dhe tha që këta janë serb por Serbia nuk po bën gjë, ama serbët po kërkojnë asociacionin që Kurti po e vonon. Realisht çfarë ishte prapavija apo qëllimi i fshehur? Ishte krijimi i një konflikti që ti thoshin botës që Veriu s’mund të jetë pjesë e Kosovës, sepse serbët nuk duan të rrinë aty”,-u shpreh ish-kryenegociatorja.
Ajo tha se nga sulmi i Banjskës BE ndëshkoi Kurtin edhe jo BE-në. Sipas saj kjo erdhi pasi sipas saj kryeministri i Kosovës ka bërë një gabim.
“Unë nuk mund ta them direkt, por e dimë. Ai ka bërë një gabim të tillë sa aleatët tanë e kanë parë që kjo situatë nuk ka ardhur vetëm si faji i një pale, por i të dyja palëve. Por nëse ka pasur faj Kosova, a është [përgjegjësia e atij që e ka shtetin ta mbrojë shtetin?”,-tha Tahiri.
(Kosova Sot Online)