Fëmija 14-vjeçar kapet me armë në dorë
Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të moshave të reja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një rast i tillë është zbuluar të enjten Rahovec, ku Policia ka kapur një të mitur, që posedonte armë ilegale.
Siç mëson media bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me pistoletë në dorë, në afërsi të sallës së sportit.
(Kosova Sot Online)