![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti pret në takim lamtumirës Ambasadorin Gudjev
![Kurti pret në takim lamtumirës Ambasadorin Gudjev](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/22/auto_22.11.2024-ZKM-1-600x3601732273128.jpg)
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai e ka falenderuar Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.
AI ka përmendur vizitat e zyrtarëve bullgarë që janë realizuar gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev.
“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)