Në këtë gjendje ka përfunduar nënkalimi te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

  • A.P /
  • 23 November 2024 - 08:39
Në këtë gjendje ka përfunduar nënkalimi te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Reshjet e shumta që kanë përfshirë qytetin e Prishtinës gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të veturave në nënkalimin te Stacioni i Autobusave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë vozitësit, pasi reshjet e borës janë duke vazhduar. Vozitësit janë të ftuar të shmangin lëvizjen në zonat e prekura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për siguri.

Për më shumë informacione dhe situatën në kohë reale, qytetarët mund të ndjekin njoftimet zyrtare.

(Kosova Sot Online)