Arrestohet një person në Vushtrri

  • A.P /
  • 23 November 2024 - 09:21
Arrestohet një person në Vushtrri

Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E mitura ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL – Vushtrri  22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)