Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada

  • A.P /
  • 23 November 2024 - 11:00
Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në këtë Forum Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë para studentëve dhe një takim me mërgatën.

“Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera. Presidentja Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax. Përndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)