Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik

  • A.P /
  • 23 November 2024 - 13:48
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto komente, Hamza i bëri në Facecook, ku ndër tjerash ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

Hamza ndër të tjera shtoi  se Kosova është duke u përballur me një rrezik të madh demografik sic është emigrimi andaj duhet të ndërrohet gjendja ekonomike në vend.

“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarëtKosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme”, ka shkruar Hamza.


(Kosova Sot Online)