![Njihuni me disa fakte për 17 shkurtin 2008](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/30/200x200_Flamuri-i-Republikes-se-Kosoves-11703951291.jpg)
Osmani përkujton Xhemail Mustafën: Drejtësia duhet të vihet në vend
![Osmani përkujton Xhemail Mustafën: Drejtësia duhet të vihet në vend](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/01/auto_vjosa-osmani-kosovo12-600x3601722503343.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-aktivistin e LDK-së, Xhemail Mustafa, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, ku dhe kërkuar që drejtësia të vihet në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë 24-vjetor të vrasjes, Osmani theksoi se kujtojnë me respekt Mustafën, të cilin e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike”, njofton zyra e Presidencës.
Ajo thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.
“Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend” thuhet tutje në shkresën e zyrës së presidencës.
(Kosova Sot Online)