Vjosa Osmani takon kryediplomaten kanadeze

  • A.P /
  • 23 November 2024 - 16:05
Vjosa Osmani takon kryediplomaten kanadeze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Kanada për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Atje ajo ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Siç njofton Presidenca, në takim është diskutuar për “situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”.

Ndër të tjera, Osmani dhe Joly diskutuan edhe “për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”.

Presidenca ka njoftuar dje për këtë vizitë pune të Osmanit drejt Kanadasë ku ajo do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

“Në këtë Forum, Presidentja Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, në këtë forum nga Kosova do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

(Kosova Sot Online)