Brnabiq e shan deputetin serb me nenë

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 08:49
Brnabiq e shan deputetin serb me nenë

Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetarja e atij kuvendi që më herët ishte kryeministre e Serbisë Ana Brbnabiq ka ofenduar deputetin e kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi Aleksandar Jovanoviq i njohur me nofkën Cuta.

Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në vendin ku qëndron krye parlamentarja serbe dhe e dorëzoi një fletë me notë protestuese kundër litiumit në Serbi.

Letra që shkruhej ‘Nuk do të gërmoni”, duket se e ka nervozuar Brnabiqin, e cila nuk kurseu fyerjet kundër deputetit serb.

Kryeparlamentarja serbe vërehet duke i sharë Cutën me nënë.  

Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti kur u ftua si mysafir në një emision.

“Më përzuri nga aty…më shau me nënë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)