Arrestohen tre shtetas malazezë në Deçan

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 09:06
Arrestohen tre shtetas malazezë në Deçan

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar tre persona më Deçan, pasi dyshohet se në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT- Deçan / 24.11.2024 – 10:00. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Malit të Zi pasi që të njëjtit në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)