Pasi nuk e pagoi dënimin me gjobë qytetari arrestohet dhe dërgohet në burg

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 11:59
Pasi nuk e pagoi dënimin me gjobë qytetari arrestohet dhe dërgohet në burg

Një i dënuar për vjedhje të shërbimeve përfundoi së fundmi në pranga pasi mospagesa e gjobës i kushtoi me burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

58-vjeçari ishte në listën e personave të kërkuar, bazuar në një urdhëresë aktive të lëshuar ndaj tij.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Z.Avdiu, i cili është arrestuar në Fushë Kosovë.

Avdiu ishte shpallur fajtor dhe dënuar me gjobë për vjedhje të shërbimeve – por s’e kishte kryer pagesën prej qindra eurosh.

Të njëjtat burime thonë se për pasojë gjoba është zëvendësuar me burgim dhe i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Ndryshe, kur një person i akuzuar dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës.

(Kosova Sot Online)