Vjosa Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 12:04
Vjosa Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në postimin në Facebook, Osmani e quan Kearns, mike të madhe të Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, ka shkruar Osmani në Facebook krahas fotografisë.

(Kosova Sot Online)