E trishtë: Vdiq gruaja kosovare, e cila priti 9 vjet të bëhej nënë por nuk arriti ta shijonte këtë lumturi

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 19:42
E trishtë: Vdiq gruaja kosovare, e cila priti 9 vjet të bëhej nënë por nuk arriti ta shijonte këtë lumturi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë Festina Bujupi-Shala, pas një komplikimi të rëndë që ka ndodhur pas lindjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të mjekëve dhe forcës së saj për të luftuar, Festina nuk arriti të mbijetojë.

Festina, e lindur në Arllat dhe e martuar në Vukovc, ishte një grua e dashur dhe e nderuar nga të gjithë. Pas një periudhe 9 vjeçare pritjeje, ajo kishte shpresuar shumë për të bërë nënë, por fatkeqësisht nuk mundi ta shijonte këtë lumturi.

Varrimi i Festinës u bë sot në orën 15:00, në fshatin Vukovc, afër vendit të njohur si "Sharri".

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë të dashurit e saj. Allahu e shpërbleftë me Xhenet.

(Kosova Sot Online)