Ismet Hebibi, heq dorë nga kandidatura për deputet dhe President

  • A.P /
  • 26 November 2024 - 09:32
Ismet Hebibi, heq dorë nga kandidatura për deputet dhe President

Ismet Hebibi është tërhequr nga kandidatura për postin e presidentit nga koalicioni PDU – Balli Kombit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërheqjen e konfirmoi vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jap dorëheqje nga pozita e kandidatit për Deputet dhe President Kosove i emëruar nga koalicioni PDU-Balli Kombit”, shkruan Hebibi.

Kandidaturën e tij e kishte shpallur ditë më parë në një konferencë për media.

“Unë jam Trumpi i Kosovës”, kishte thënë ai së fundi në një paraqitje në media, teksa kishte shprehur përkrahjen ndaj tij.

(Kosova Sot Online)