
Ushtria serbe i ka arrestuar dy kosovarë

Ushtria serbe i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.
Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.
Llapi.info ka kontaktuar direkt me familjarët e dy të rinjve llapjanë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
Për rastin në fjalë sipas portalit, janë informuar edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.
(Kosova Sot Online)