Kosova, sot hap Ambasadën në Kolumbi

  • A.P /
  • 26 November 2024 - 12:32
Kosova, sot hap Ambasadën në Kolumbi

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani, do ta bëjë sot inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi, që ajo e ka cilësuar rezultat historik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se hapja e kësaj ambasade shënon një moment të rëndësishëm për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore.  Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)