Rrëzohet një aeroplan në Kosta Rika

  • A.P /
  • 26 November 2024 - 12:45
Rrëzohet një aeroplan në Kosta Rika

Një aeroplan i vogël që po udhëtonte drejt kryeqytetit të Kosta Rikës nga San Jose është rrëzuar sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga rrëzimi i këtij aeroplanit kanë humbur jetën pesë nga gjashtë pasagjerët që gjendeshin në bord.

Zjarrfikësit thanë se kanë lokalizuar copëzat e aeroplanit, dhe kanë konfirmuar se shumica që ishin në bord kanë humbur jetën.

Personi i gjashtë që Kryqi i Kuq e identifikoi si një grua 31-vjeçe, është në gjendje kritike.

Të gjithë tjerët që ishin në bord janë nga Kosta Rika, ka njoftuar autoritet i aviacionit civil në këtë vend.

(Kosova Sot Online)