
Musk: Kush është kjo Angela Merkin?

Elon Musk nisi një sulm ndaj Angela Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.
Në veçanti, Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë, duke e cilësuar atë si “jashtëzakonisht problematik”.
Elon Musk, i njohur për komentet e tij shpesh provokuese në platformën X (ish Twitter), u përgjigj me një gjuhë vulgare .
Në postimin e tij ai tha: “Kush është kjo person Angela Merkin?”, duke bërë një gabim drejtshkrimor të qëllimshëm.
Fjala “Merkin” në anglisht i referohet një paruke, por që përdoret edhe për t’ju referuar një adoleshenti, një fyerje që shumë përdorues të platformës e konsideruan të papranueshe.
(Kosova Sot Online)