
Niveli i talljes me shqipen nga institucionet maqedonase arrin kulmin

Në pranim-dorëzimin e autobusëve prezent ishin Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, si dhe ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shkupi prej sot ka 6 autobusë të rinj elektrik. Ky është donacion i Bashkimit Europian për ajër më të pastër në Maqedoninë e Veriut.
Por, në mbishkrimet brenda autobusit, duket se shkrimet në gjuhën shqipe nuk janë kontrolluar, pasi që kanë gabime drejtshkrimore. Gjegjësisht, në mbishkrim shkruhet: “Mos u mbërohet në derë”.
(Kosova Sot Online)