Opozita 'paralizoi' për tre orë qarkullimin në Tiranë

  • A.P /
  • 27 November 2024 - 07:44
Opozita 'paralizoi' për tre orë qarkullimin në Tiranë

Prej tre orësh opozita paralizoi qarkullimin në prej akseve kryesore të Tiranës duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në mbyllje të protestës, policia ka nisur shoqërimet në komisariat. Raporthet se mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia. Protesta kombëtare e PD dhe opozitës, e cila nisi rreth orës 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00, është shoqëruar me përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.

Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për rreth 3 orë në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.Gjatë protestës, në disa zona të bllokuara nga protestuesit e PD, si në zonën e sheshit Uillson dhe te bashkia e Tiranës, policia ka përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim hapjen e këtyre akseve për automjetet.

(Kosova Sot Online)