Ja sa % e të rinjve në Kosovë, as nuk kanë e as nuk duan punë

  • A.P /
  • 27 November 2024 - 08:13
Ja sa % e të rinjve në Kosovë, as nuk kanë e as nuk duan punë

Moshën e dëshirën për punë e kanë, por atë nuk e kërkojnë.41 për qind e të rinjve kosovarë nuk janë të punësuar e as që lypin një të tillë, sipas studimit për rininë të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” për vitin 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri të ky rezultat, sipas atyre që i bënë matjet, çon mos përmbushja e pritshmërive të të rinjve nga tregu i punës.Të papunët besojnë që më shumë se përvoja dhe ekspertiza në një fushë, për ta fituar një vend pune luajnë rol lidhjet e nepotizmi.

Ky studim publikohet çdo 5 vjet e përfshin matje nga 12 shtete të Evropës Juglindore.

(Kosova Sot Online)