Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak

  • A.P /
  • 27 November 2024 - 10:30
Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën.

Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

(Kosova Sot Online)