
Sali Berisha shkon në selinë e PD-së

Pas 331 ditëve në arrest shtëpiak, Sali Berisha ka shkuar tek selia e Partisë Demokratike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mbështetësit e PD-së janë grumbulluar në oborrin e selisë dhe po presin kryetarin e tyre.
Sot GJKKO vlerësoi se Berishës duhet t’i hiqet masa kufizuese dhe të lihet i lirë.
Avokati Gjokutaj u shpreh më pas për mediat se vendimi ekzekutohet që sot.
(Kosova Sot Online)