Babai nga Prishtina njofton se vajza e tij është shëruar nga tumori
Leutrim Dragusha sot ka njoftuar se vajza e tij, Nina, është shëruar plotësisht nga tumori,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se sot po kthehen në Kosovë pas disa muajsh me shumë dhimbje e mërzi.
“Me emer Zotit sot marrim rrugen ne vendin tone,nga Janari deri Nentor shum dhimbje e merzi,sprova dhe sfida te ndryshme dita dites dhe jeta e sprovuarit paska tjeter kuptim.”
Dragusha ka shkruar se në Kosovë Ninës nuk i kanë jep më shumë se 48 orë mirëpo sipas tij ka ndodhur mrekullia.
“I madhi Zot nga gezoj me lajme te mira dhe Nina ka sherim te plote duke mos lere semundje ne trupin e saj ,ne Kosove nuk kan jep jete me shum se 48 ore por Zoti bon mrekullira andaj si prinder duhet kaluar Male dhe Kodra per gjetur ilaqin e semundjes duke mos u dorezuar.”
Babai i trevjeçares i ka falënderuar të gjithë personat që i janë bashkuar në lutje dhe i kanë ndihmuar në mënyrë financiare.
“Zoti i shperbleft gjithe ata qe kan kontribuar me Lutje dhe Dua,ne menyre financiare dhe qe kan ndihmu ne gjitha menyrat e mundshme dhe gjithe atyre qe kan kontaktuar kohe pas kohe.”
Dragusha ka thënë se tash pas shërimit atyre u duhet një kohë qetësie dhe Ninës i duhet një ambient i pasur dhe me kujdes nga kontakti me njerëz.
“Familjes tone i duhet nje kohe rehabilitimi dhe qetesie pas shum muaj pa gjume dhe stresuese,nje mbyllje hermetike me rekomandim te mjekut qe Nina te kete nje ambient te paster dhe kujdes te shtuar nga kontakti i njerzeve.”
Në fund Dragusha ka bërë të ditur se Nina do t’i ketë kontrollat cdo tre muaj për pesë vitet e ardhshme.
“Shpenzimet dukshem i kan kaluar priteshmerit qe pa ndihmen e dashamireve nuk do kishim mundur ti kalojme vet trajtimin shendetesor,po ashtu Nina do ti kete tash e tutje kontrollat çdo 3 muaj per 5 vitet e ardhshme dhe falemnderit te madhit Allah qe çdo gje shkoj mire. Mjafton Bindja dhe mbeshtetja ne Zot ne çdo moment ku na kan bere te fort dhe shtuar durimin. Falemnderimi i takon Allahut.”
(Kosova Sot Online)