Vdiq një këmbësore pasi u godit nga vetura

  • A.P /
  • 28 November 2024 - 09:09
Vdiq një këmbësore pasi u godit nga vetura

Një këmbësore ka vdekur dje në Klinë, pasi ishte goditur nga një veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Klinë / 27.11.2024 – 17:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima pasi ka arritur në spitalin  rajonal Pejë ka ndërruar jetë,  vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)