
Qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Shqipërisë

Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Media raporton se me simbole e veshje kombëtare qindra qytetarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin e Morinës për të festuar në qytetet e Krujës, Tiranës e Vlorës.
Për nder të festës, edhe sheshet e Prishtinës e qyteteve tjera në Kosovë janë stolisur me flamuj.
(Kosova Sot Online)