Osmani për 28 Nëntorin: Le ta festojmë këtë ditë me krenari

  • A.P /
  • 28 November 2024 - 10:09
Osmani për 28 Nëntorin: Le ta festojmë këtë ditë me krenari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ditën e 28 Nëntorit e cila shënon tri festa për shqiptarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar Osmani në Facebook.


(Kosova Sot Online)