Në Vlorë ka nisur ceremonia për Ditën e Pavarësisë, i pranishëm edhe Kurti

  • A.P /
  • 28 November 2024 - 10:24
Në Vlorë ka nisur ceremonia për Ditën e Pavarësisë, i pranishëm edhe Kurti

Në Vlorë ka nisur ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje ndodhen krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë gjithashtu në këtë ceremoni.

Ata vendosën kurora lulesh pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

(Kosova Sot Online)