
Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka uruar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në emër të Shteve të Bashkuara të Amerikës Blinken ka shprehur urimet më të mira për popullin shqiptar, teksa më tej ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për paqe dhe siguri.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.
(Kosova Sot Online)