
Vjosa Osmani shpërndan foton e bustit të Adem Jasharit: Ai është i gjallë

Pas urimit për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpërndarë një fotografi të bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Fotografia e realizuar nga fotografi Sefer Aliqkaj, tregon një numër të madh nxënësish që rrethuan bustin e komandantit.
“Ai është i gjallë”, ka shkruar e para e vendit.
(Kosova Sot Online)