
Ardita Sinani vendos flamurin Kuq e Zi në komunën e Preshevës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me rastin e 28 Nëntorit ka vendosur flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka publikuar pamje të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës.
“Flamuri kombëtar shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar Sinani.
(Kosova Sot Online)