Lajçak flet për aspektet e sigurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”, të mbajtur në Greqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se në këtë konferencë ka folur për aspektet e sigurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sfidat e rreziqet në Ballkan.
“Faleminderit @NikosDendias që më ftuat në konferencën tuaj “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”. E përdora kohën time për të folur për sfidat dhe rreziqet në Ballkan, si dhe për aspektet e sigurisë të Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar sllovaku në “X”.
(Kosova Sot Online)