Maqedonci: Për sa kohë Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja

  • A.P /
  • 28 November 2024 - 14:07
Maqedonci: Për sa kohë Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se për sa kohë kryeterroristi Millan Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, Maqedonci siguron se Forca e Sigurisë, mbron territorin dhe qytetarët e Kosovës.

’Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdon të jetë i lirë. Përderisa nuk ka një llogaridhënie nga Serbia, ne konsiderojmë që mund të ketë [sërish sulme të tilla]. Ne përgatitemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mbrojmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, deklaroi ai për tv 21.

Milan Radoiçiq, është përgjegjësi kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

(Kosova Sot Online)