
Moti me reshje shiu që nga orët e para të mëngjesit të së premtës

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi rajon, reshje shiu fillojnë që orëve të para të mëngjesit të premtës në vend, që me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje dëbore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat nga 4C e 7C gjatë natës, deri në mesditë zbresin në 3C e 5C, e duke shkuar nga mbrëmja në 1C e 0C.
Kalimi i frontit në mëngjes shoqërohet me erëra të forta veriore me hove deri në 16m/s. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë.
Reshjet e borës fillojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, e vazhdojnë edhe gjatë ditës. Në vise më të ulëta me gjasë përzien edhe me shi, me rritje të temperaturave.
Kryesisht të shiut reshjet pritet të jenë ditën e diel.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 4C, maksimalet. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
Të hënën dhe të martën mund të mbeten më shumë vransira të ulëta, apo mjegull. Minimalet zbresin në -1C, derisa maksimalet mund të shkojnë deri në 5C e 6C.
Të reshurat e borës, megjithëse mund të përzien me shi e të shkrihen, ditën e shtunë megjithatë formojnë shtresë dëbore, në vise të ulëta deri në 10cm e 20cm, derisa viseve malore më shumë deri në gjysmë metri.
(Kosova Sot Online)