Policia nis hetimet për vdekjen e një personi
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi që ishte i hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vdekja e tij është raportuar nga stafi mjekësor.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 28.11.2024 – 18:00. Stafit mjekësor në spital ka raportuar se ka ndërruar jetë një mashkull kosovar i cili kishte qenë i hospitalizuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)