Statovci kritikon Albin Kurtin: I kënaqi tezet dhe dajtë me tendera
Në një paraqitje televizive, trajneri i futbollit, Faruk Statovci, ka bërë deklarata të forta kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duke folur për çështjet e menaxhimit të tenderëve dhe ndikimin e familjarëve, Statovci u shpreh: "I kënaqi tezet edhe dajt me tendera. Familjarët s’ishin vetëm për dasma, ishin edhe për kanagjegj."
Këto komente kanë nxitur diskutime të shumta në opinionin publik, duke sjellë në qendër të vëmendjes mënyrën e qeverisjes dhe akuzat për nepotizëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Reagimet nga ana e Kryeministrit apo zyrtarëve të Qeverisë lidhur me këtë deklaratë ende nuk janë bërë publike.
(Kosova Sot Online)