Spiropali dënon sulmin në Zubin Potok: Shkaktarët meritojnë ndëshkim

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 11:46
Spiropali dënon sulmin në Zubin Potok: Shkaktarët meritojnë ndëshkim

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka dënuar si akte terrorist sulmin e një nate më parë në Zubin Potokb në veri të Kosovës. Më tej ajo shprehet se frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët meritojnë ndëshkimin e merituar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.

Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar. Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, shkruan Spiropali.

(Kosova Sot Online)