Ndërprerja e furnizimit me ujë pas sulmit në kanal, Komuna e Mitrovicës del me njoftim
Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijen në lagjet e qytetit, meqë furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë si pasojë e sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në Lagjen e Boshnjakëve, cisterna do të jetë në orën 13:00, në lagjet pranë Spitalit në orën 13:45 dhe në lagjet pranë stacionit të Policisë në orën 14:30.
“Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)