
Kurti nga veriu: Sulmi kishte qëllim cenimin e sigurisë kombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga vizita që ka bërë sot në Zubin Potok tek vendi ku ka ndodhur shpërthimi me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Sulmi dhe shpërthimi i mbrëmshëm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike dhe rrjedhimisht cënimin e sigurisë kombëtare dhe defunksionalizimin e jetës normale në vendin tone”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)