Digjen tri vetura në Prishtinë

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 09:20
Digjen tri vetura në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë katër automjete në rrugën “Shaqir Igrishta” në lagjen Mat të Prishtinës,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një kamionetë, një rimorkio dhe tri vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm tek Rruga C.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se përpos dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, si shkak i zjarrit.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar ”, tha Ahmeti.

Sipas saj, policia është duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk dihet shkaku i djegies së veturave.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore”.

(Kosova Sot Online)