![KQZ: LVV 40.96%, PDK 22.42%, LDK 17.62%, AAK-NISMA 7.56%](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/18/200x200_555X341540089_auto_votat_serbe_qnr1571858101-600x360-11634544563.png)
Kurti: Policia po i zhvillon hetimet në veri, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale
![Kurti: Policia po i zhvillon hetimet në veri, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/29/auto_albin-kurti-kryeminister1724926892.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës. Ai ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.
“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë. Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë kryeministri.
(Kosova Sot Online)