Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 10:46
Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët

Ka përfunduar takimi i paparalajmëruar i ambasadorëve të vendeve të QUIN-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadorët sot kanë zbarkuar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, meqë rast kanë takuar kryeministrin Kurti.

Ky takim erdhi pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit dhe sulmit në “Ibër Lepenc” që ndodhi natën e 29 nëntorit.

Pas përfundimit të takimit që patën sot Kurti dhe ambasadorët, ai është parë duke u larguar shpejtë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Nën përcjellje të zyrtarëve policorë Kurti tashmë u largua në takimin e radhës të cilin ka në agjendë.

(Kosova Sot Online)