Skulptura e Ibrahim Rugovës vendoset në zyrën e Vjosa Osmanit

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 12:25
Skulptura e Ibrahim Rugovës vendoset në zyrën e Vjosa Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar dhuratë skulpturën e Ibrahim Rugovës, në ditën që përkon me ditëlindjen e 80-të të ish-presidentit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

“Në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur – Dr. Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80 vjetorin e lindjes.


Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësi, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!
Falenderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës” shkruan Osmani në njoftim.

(Kosova Sot Online)